DOSJA – Detaje të rënda nga ngjarja që tronditi Shqipërinë, 51 vjeçarja u hodh në rezervuar me duar e këmbë të…

Të tjera detaje të rënda zbulohen nga dosja e prokurorisë për ngjarjen që tronditi jo vetëm Mallakastrën në ditët e para të këtij viti. Drita Saliaj rezulton që është keqtrajtuar dhe më pas  është hedhur me duar e këmbë të lidhura në rezervuarin e fshatit.


Ajo që bie në sy në dosjen e prokurorisë është edhe fakti se kunata e Dritës, nëna e Luis Saliaj, i prangosur për vr.asjen, ka parë sjelljen e dyshimtë të djalit të saj dhe është paraqitur bashkë me të në komisariatin e policisë Mallakastër. Ndërkohë që babai i Luisit ndodhet në burg për kultivim na.rkotikësh.

51-vjeçarja u keqtrajtua dhe u mb.yt në rezervuarin e fshatit nga tre persona të  prangosur tashmë, Luis Saliaj (nipi i burrit), Sindi Shehaj, të dy gjashtëmbëdhjetëvjeçarë dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç, i cili akuzohet nga Shehaj se e ka përd.hunuar gruan.

DOSJA

Në mbrëmjen e datës 06.01.2020, në Komisariatin e Policisë Mallakastër është paraqitur shtetasja Mimoza Saliaj, bashkë me djalin e saj, personin nën hetim Luis Saliaj, banorë të fshatit Gjerbës, ku bëjnë me dije se, nuk gjendet shtetasja Drita Saliaj, banore e të njëjtit fshat me ta, e që banon vetëm, pasi bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj, janë jashtë shtetit, si emigrantë.

Po kështu, ata dyshojnë se autorë të zhdukjes së shtetases Drita Saliaj, janë personat nën hetim Ervis Zotaj, banor i fshatit Gjerbës dhe Sindi Shehaj, banor i fshatit Çërrilë.

Me marrjen e njoftimit të mësipërm, është ngritur grupi hetimor, i cili ka shkuar në banesen e shtetases Drita Saliaj.

Nga këqyrja e banesës se mësipërme, e shoqëruar me fotografitë përkatëse, ndër të tjera ka rezultuar se, në të gjitha dhomat ka pasur rrëmujë, sende të përmbysura e rroba të hedhura në tokë në mënyrë të çrregullt, në lavaman janë gjetur dy filxhanë kafeje, një gotë uji mbi tavolinë, një aparat telefoni celular në gjendje të fikur, një kartë sim, mbi divan një çantë e vogël grash, material lëkure, me ngjyrë kafe.

Në dyshemenë e pjesës së jashtme të verandës, në afërsi të derës është konstatuar një njollë me ngjyrë të kuqe, si ajo e gj.akut (mostra e të cilës është marrë me tampon steril).

Veç sa sipër, është bërë edhe këqyrja e banesës së personit nën hetim Luis Saliaj, e cila ndodhet në një distancë prej 30 m, nga banesa e shtetases Drita Saliaj.

Nga këqyrja e kësaj banese, ndër të tjera, mbi tavolinën e ngrënies, janë gjetur katër pjata me të cilat është konsumuar ushqim, një gotë uji dhe një gjurmë papilare, të cilat janë marrë me cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme.

Mbi bazën e të dhënave të siguruara, rreth orës 16:00, në rezervuarin Lumarë 1, nga ana e polumbarëve, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë, të shtetases Drita Saliaj.

Nga këqyrja, ndër të tjera, ka rezultuar se, kishte veshur një bluzë me ngjyrë të kuqe, në pjesën e belit kishte një pulovër me ngjyrë bojëqielli, si dhe në pjesën e poshtme ka qenë e zhveshur. Pantallonat dhe mbathjet kanë qenë të ulura deri tek kërcinjtë e këmbëve.

Duart i ka pasur të lidhura nga mbrapa me anë të një shalli najloni me ngjyrë qumështi, ndërsa këmbët i ka pasur të lidhura me anë të një litari me ngjyrë bojëqielli. Në qafë ka pasur të lidhur një peshqir shumëngjyrësh.

Më pas trupi i shtetases Drita Saliaj, është transportuar për në morgun e Spitalit Rajonal Fier. Nga këqyrja e kufomës, e pasqyruar me procesverbalin e datës 07.01.2020, sipas dosjes së prokurorisë, ka pasur shenja në qafë, në gjunjë dhe këmbë.

Gjurmë papilare janë gjetur edhe në makinën e përdorur nga 16-vjeçari Sindi Shehaj dhe në makinën e 26-vjeçarit Ervis Zotaj.

Nga shpjegimet e shtetases Mimoza Saliaj (kunatë me viktimën, e ëma e një prej autorëve) rezulton se është banore e fshatit Gjerbës Mallakastër. Është e martuar me shtetasin Ardian Saliaj, i cili është i arrestuar për veprën penale të kultivimit të bimëve na.rkotike.

Në datën 02.01.2020, bashkë me fëmijët e saj Luisin (16 vjeç) dhe më të voglin ka shkuar tek prindërit, në fshatin Rroms Mallakastër.

Sqaron se, në datën 03.01.2020, Luisi ka dalë nga shtëpia për të shkuar në Fier. Ka pasur komunikime të vazhdueshme me të dhe nga përgjigjet e dhëna prej tij ka menduar se e gënjente për vendndodhjen e tij. Në datën 05.01.2020, ka komunikuar përsëri me Luisin, e ai i ka thënë se ndodhej në Gjerbës.

Në datën 06.01.2020, ka shkuar në paraburgimin e Beratit, për të takuar bashkëshortin dhe rreth orës 17:00-17:30, është kthyer përsëri në fshatin Rroms. Rreth orës 20:00, aty ka shkuar edhe Luisi, i shoqëruar nga nipi i bashkëshortit të saj.

Në bisedë me këtë të fundit ka mësuar se Luisi kishte dijeni për rrethanat e zhdukjes së shtetases Drita Saliaj. Pas kësaj bisede e ka parë Luisin të shqetësuar dhe e pyet nëse ishte e vërtetë ajo që kishte mësuar. Kjo bisedë atë e ka shqetësuar shumë e ndërkohë ka filluar të dridhej e tensionohej shumë.

Pas kësaj, ka pasur interesim edhe nga të afërmit e tyre, e në këto rrethana është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mallakastër. Di që djali i saj Luisi, ka pasur njohje me personin nën hetim Ervis Zotaj.

Po kështu edhe me personin nën hetim Sindi Shehaj, djali saj, Luisi, kanë njohje qysh në shkollën 9-vjeçare, e se shoqëroheshin shpesh. Thekson se me Drita Saliaj, e fëmijët e saj, nuk kane pasur asnjë lloj konflikti të mëparshëm.

Nga shpjegimet e shtetasit Rakip Saliaj, sqaron se Luisi, është djali i vëllait të tij, Ardianit, i cili aktualisht ndodhet i arrestuar në Berat, për kultivim të bimëve na.rkotike.

Në datën 06.01.2020, bashkë me vëllain e tij Ilirin, kanë shkuar në fshatin Rroms, pas telefonatës së bërë nga shtetasja Mimoza Saliaj. Në bisedë me këtë të fundit kanë mësuar nga Mimoza, gjithçka dinte dhe në këto rrethana kanë shkuar në Komisariatin e Policisë Mallakastër.