DETAJE/ Para 7 viteve kushërinjtë e shpëtuan nga flakët, “monstra e Selenicës” i masakroi familjarisht para dy ditëve

Loading...

Ritvan Zykaj, 24-vjeç, do memorizohet në histori si monstra që ekzekutoi me gjakftohtësi 8 anëtarë të një familje, të gjithë kushërinj të afërt të tij. Masakra e 10 gushtit tronditi të gjithë vendin pasi për herë të parë në vendin tonë ndodhte një ngjarje me këtë bilanc dramatik. Kur kanë kaluar 48 orë nga masakra, zbardhen detaje tronditëse sa i takon raporteve mes autorit dhe kushërinjve të tij. Disa vite më parë Zykaj ka pësuar lëndime të rënda nga zjarri dhe kanë qenë pikërisht dy kushërinjtë e tij, 2 nga 8 viktimat e tij, Besimi dhe Azem Zykaj ata që i kanë shpëtuar jetën.

Madje, djali i madh i Azemit, i cili i shpëtoi masakrës, e ka marrë në krah dhe e ka hedhur në lumë pasi i gjithë trupi i killerit ishte përfshirë nga flakët. Ndërsa Besimi, gjithashtu i vrarë nga Ritvani, e ka transportuar me urgjencë atë në drejtim të spitalit. Rreth 7 vite më pas, Ritvan Zykaj ua “shpërblen” kushërinjve të tij, duke i shuar si familje me breshëri kallashnikovi pse ata e kishin akuzuar se iu kishte vjedhur pulat.

Pasditen e 10 gushtit Ridvani doli nga banesa dhe pasi mori automatikun iu drejtua banesë së vëllait të gjyshit të tij, Demir Zykaj. Pasi vrau 75 vjeçarin dhe Perie Zykaj 72 vjeç shkoi në banesën e Besimit, djalit të Demirit duke vrarë atë, Besimin 43 vjeç, të shoqen, Vasilikën 42 vjeç, të bijën Sara, 16 vjeçe dhe djalin e vogël Ledion 8 vjeç. Monstruoziteti i 24- vjeçarit ka shkuar deri aty sa pas krimit makabër ka filmuar me telefonin celular viktimat dhe videot u a ka dërguar të afërmve në Facebook.

Lini komentin tuaj...

Loading...