DETAJE – Ja çfarë ndodhi në shtëpinë e familjes Bllaca, tragjedia që tronditi Kosovën…

Kosova u trondit dje nga një ngjarje e rëndë që ndodhi brenda familjes. Sipas hetimeve të para të bëra në vendin e ngjarjes, dyshohet se zyrtarja e policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, ka shtënë me pistoletë duke i marrë jetën nënës Hanifen, babait Zeqirin si dhe dy vëllezërit Blerimin e Fisnikun.


Motivi i kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet. Ndërkohë që për rastin IPK- Inspektoriati Policor i Kosokës ka rekomanduar që të pezullohen katër punonjës të Policisë së Kosovës, me arsyetim se kanë keqpërdorur pozicionin zyrtar në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku humbën jetën pesë veta të familjes Bllaca. Zyrtarët që do të pezullohen janë; komandanti i stacionit policor, zëvendës komandanti policor, shefi operativ i stacionit policor dhe një zyrtar i stafit civil. Mësohet se emrat e të pezulluarve janë Alban Ramushi – komandant, Naser Rrahmani – zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic dhe Xhavit Azizi.

“Pas raportimit për incidentin në Gjilan ku dyshohej se ishte e përfshirë një zyrtare policore, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen ‘’Bujanina’’.

Por si dyshohet se e kreu aktin e rëndë zyrtarja policore e Kosovës? Ja kronologjia:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e lagjes “Bujanina” të Gjilanit, pasditen e së martës. Pesë trupa të pajetë u gjetën pasditen e së martës në një shtëpi dykatëshe në këtë lagje. Policia është njoftuar për të shtëna me ar.m.ë zjarri, ndërkaq me të arritur në vendngjarje, kanë kuptuar se bëhet fjalë për vr.a.sje të rëndë.

Pesë trupa të pajetë u gjetën në shtëpinë e familjes Bllaca. Një ar.m.ë zjarri u gjet në dorën e Valdete Bllacës, e cila sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka vr.a.rë nënën Hanifen, babain Zeqirin, dy vëllezërit Blerimin e Fisnikun, e më pas edhe veten.

Në një konferencë për media ku u deklaruan zyrtarë të policisë, prokurorisë dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, u tha se dyshohet se zyrtarja policore ka kryer vr.a.sjen me revolen e saj zyrtare të policisë. Sipas tyre, arsyet që kanë çuar deri te kjo tragjedi ende nuk janë të njohura.

Zyrtarja policore, Valdete Bllaca, e cila dyshohet se vr.a.u katër anëtarët e familjes dhe veten, ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës prej 18 vjetësh. Merret vesh se fillimisht Bllaca ka punuar në Prishtinë, në Qendrën e Thirrjeve dhe se para pesë vitesh është transferuar në Gjilan.

“Valdetja është prej 18 vitesh police. Fillimisht ka punuar në Prishtinë për disa vite, në Qendrën e Thirrjeve. Është transferuar në Gjilan para rreth pesë vitesh”, ka thënë një zyrtar policor.

Në vendin e ngjarjes përveç policisë, prokurorit kujdestar dhe mjekëve, kanë arritur edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, drejtori i Departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, dhe drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova.

Prokuroria hedh poshtë një version të ri që po qarkullon rreth vr.a.sjeve në Gjilan

Fqinjë të familjes Bllaca kanë thënë se ishte djali i madh Blerimi ai që kishte shtënë drejt prindërve dhe vëllait Fisnikut. Dëshmitarët kanë deklaruar se para orës 13:00 e kanë parë Valdeten duke shkuar në shtëpinë e familjes së saj. Sipas tyre, ajo e kishte vr.a.rë më pas vëllain Blerimin dhe në fund kishte bërë vetëvr.a.sje.

Por, këtë version të fqinjëve të familjes Bllaca po e hedh poshtë Prokuroria.

“Për momentin nuk ka asnjë provë që është përdorur revole tjetër. Ar.m.a i është gjetur polices”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

Sipas të dhënave të deritanishme nga Prokuroria dhe Policia e Gjilanit, 45-vjeçarja Valdete Bllaca ka vr.a.rë katër familjarët e saj, e më pas edhe veten. Fqinjët e kësaj familjeje kanë thënë se asnjëri nga fëmijët e çiftit Bllaca nuk kanë qenë të martuar.

Ata kanë treguar se viktimat janë: Zeqir Bllaca (babai), Hanife Bllaca (nëna), Blerim dhe Fisnik Bllaca (vëllezërit).