Detaje të reja zbulohen pas ngjarjes së rendë të ndodhur mëngjesin e sotëm në liqenin e Sharrës në Tiranë. Burime policore akoma të pakonfirmuara bëjnë me dije se i dyshuar ai autor i ngjarjes është kunati i 49-vjeçares, Dashamir Xhepa i cili është shpallur në kërkim policor.
Gjatë kontrollit në banesë, policia nuk e ka gjetur aty kunatin e gruas së pajetë . Siç është raportuar tashmë, Lirie Xhepa rreth 49 vjeç është gjetur e dhunuar dhe me 3 plumba në trup.
Policia po heton në disa pista, ku nuk përjashtohet edhe një lidhje intime mes viktimës dhe kunatit të saj që dyshohet se ka kryer vrasjen.