
Geralb Smajli do e vazhdojë karrierën te Mlada Boleslav. Këto janë raportimet e fundit, që tregojnë se klubi i Ballkanit ka rënë dakord për largimin e mbrojtësit që transferoi nga Vllaznia.
Kuqeblutë fituan të ardhura në verë, ndërsa kjo është hera e dytë brenda sezonit që përfitojnë prej Smajlit.
Vllaznia kishte ruajtur përqindje nga kartoni i 22-vjeçarit, që më parë ishte pjesë e Shpresave. Në anën tjetër Ballkani mbush sërish arkën, pasi më parë kishte përfituar nga Emërllahu.
Pas Shqipërisë dhe Kosovës, Smajli është gati për eksperiencë të re.