Skip to content
23 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sociale

Dëshmia e të atit të të akuzuarës: Bleona Matën e mori babai biologjik, e ëma kishte lidhje jashtëmartesore…

ShkodraWeb 4 years ago

Historia e Bleona Matës së zhdukur më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj vijon që të jetë në qendër të opinionit publik. Pak javë më parë emisioni ‘Pa Gjurmë’ publikoi foton se si mund të jetë Bleona aktualisht, 16-vjeçe, ndërsa sot zbulon detaje të reja. Qamile Mata (kushërira e Bleonës) e akuzuar nga Bukurie Mata, si njëra nga pesë vajzat që kishte gisht rrëmbimin e vajzës së saj thotë se vërteta është krejt ndryshe dhe shton se është gati që të përballet me nënën LIVE.

Ndërsa babai i Qamiles, Pasurim Mata shprehet se personi që e ka rrëmbyer vajzën ka qenë i dashuri i Bukurie Matës, pasi sipas tij, ajo kishte një lidhje jashtëmartesore, fryt i së cilës ka qenë edhe Bleona. Pasurim Mata thotë se i dashuri i mori vajzën Bukurie Matës, pasi kjo e fundit nuk pranonte që të dilte në takim. Pas vitit 2010 kur u denoncua ngjarja që vijon ende të jetë e pa zbardhur, Bukurie Mata u divorcua nga bashkëshorti.

Intervista me Pasurim Matën

Pasurim Mata: Ajo i ka bërë edhe në prokurori, gjykatë dhe polici dhe vajza (Qamilja) nuk ka asnjë lloj faji. Turpi është se ajo një moshë ishte me atë, si Bleona 6-vjeçe apo Qamilja 13-vjeçe, ka ikur pas ajo vajza. Vetëm tek ajo (nëna), të gjitha janë fajet.

Cfarë dyshohet se e ka marrë një person tjetër?

Pasurim Mata: Po! Edhe që ka pasur lidhje me atë

Por si e ka emrin?

Pasurim Mata: Por nuk e di. Nuk kam lënë vend pa e kërkuar dy vite, unë e kam rritur më tepër atë vajzë. E kam larë e kam vendosur në gjumë, ajo hiç me e ditur nëse ka pasur vajzë apo jo. Ta kisha gjetur kush është kisha marrë armën dhe e kisha hequr. Burrnore, por nuk e di ku është

Pse dyshohet se e ka marrë ai?

Pasurim Mata: Dyshohet. Se nuk dilte në takim me atë dhe i mori vajzën dhe ajo do të vijë pas. Kjo është pika kyçe, që ka pasur lidhje me atë, nuk ka dalë takim dhe njatjeta…

Bleona ka baba tjetër biologjik, jo Zamirin?

Pasurim Mata: Tjetër. Ka qenë tip i lëvizshëm ajo. Emrin e Qamiles ma hiq nga lista se boll 9 vite se e luajtët nga mend

Intervista me Qamile Matën

Qamile Mata: Cdo ditë jeni duke më përmendur emrin. Të lutem mos më nxirrni probleme me burrin. Kanë kaluar 9 vite dhe prej 2 vitesh jam e martuar. Ju gjeni cikën, nuk keni punë me mua. Nëna le të vijë me mua aty LIVE, jo të më përmendë emrin. Ju e dini fort mirë. Bukuria po shpif. Unë nuk kam asnjë faj në atë punë. Ajo erdhi pas meje, unë nuk kam asnjë faj në atë punë

Ku e çove vajzën?

Qamile Mata: Ajo erdhi pas meje, si mbaj mend gjërat fort mirë. Unë jam e martuar kam një djalë, ju lutem mos më prishni martesën. Mos më përmendni emrin. Unë kam punë vetëm me policinë dhe policia i di të gjitha gjërat. Ditën e mirë, kalofshi mirë.

Continue Reading

LAJM PARA: STATISTIKA/ Ja jetojnë dhe punojnë 1 milion emigrantët shqiptarë në Europë…
LAJM PAS: FOTO/ Përballë parlamentit protestohet për zgjedhje të lira, rrugët e Shqipërisë nisin të zbardhet nga qumështi…

TË FUNDIT

Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari takim me kryebashkiakun në ikje të Vau- Dejësit, ja çfarë u diskutua…
  • Aktualitet

Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari takim me kryebashkiakun në ikje të Vau- Dejësit, ja çfarë u diskutua…

2 days ago
FOTO – Bashkia Shkodër ndërhyrje në merkatën e Rusit, përmirësim i mëtejshëm i standardeve të tregtimit…
  • Aktualitet

FOTO – Bashkia Shkodër ndërhyrje në merkatën e Rusit, përmirësim i mëtejshëm i standardeve të tregtimit…

2 days ago
SHIFRAT – Më problematikët drejtuesit e grupmoshës 35-44 vjeç, aksidentet në shkurt u rritën 14.3%…
  • Aktualitet

SHIFRAT – Më problematikët drejtuesit e grupmoshës 35-44 vjeç, aksidentet në shkurt u rritën 14.3%…

3 days ago

TË FUNDIT

  • “Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë, u dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit
  • “Motivim i veçantë biseda me njerëzit e punës në fshat”, Benet Beci takim me fermerë e blegtorë në Stom Golem

TË FUNDIT

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • Aktualitet

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…

8 hours ago
BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • Aktualitet

BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…

12 hours ago
FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • Kryesore

FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…

12 hours ago
VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Aktualitet

VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…

16 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.