
Giulio Sale, 44-vjecari italian që u arrestua si vrasësi i shqiptarit Andrea Ndoja nga Shkodra, me një plumb pas qafe ka dhënë nga spitali dëshminë e tij të parë pas krimit. Ai ka thënë se ka vepruar për mbrojtje dhe pistoleta, arma e krimit nuk ishte e tij.
Mediat italiane raportojnë se arma është verifikuar si një pistoletë e kalibrit 7,65 që u gjet në vendin e krimit. Hetuesit janë ende konfuzë për ngjarjen.
Dihet tashmë se italiani ka bërë kilometra në këmbë për të mbërritur në banesën ku ndodhej shqiptari dhe për t’u sqaruar për një cështje që thuhet e mbetur pezull, por pa u specifikuar se cfarë konkterisht.
Ai kur u arrestua ishte gjithë gjak, në tesha që tashmë janë sekuestruar si provë, ndërkohë që në këmbë ka një frakturë të rëndë.
Mes pistave që po hetohen nga policia përfshhet edhe hetimi për mundësinë e një vrasjeje të gabuar, pasi ka dyshime që viktima nuk ka qenë objektivi.
“Hetuesit po hetojnë edhe lidhur me vendin e punës së italianit, në të cilin kishte punuar më parë një shqiptar, mik i Andreas së vrarë. Po sikur Andrea të mos ishte objektivi?”- dyshojnë hetuesit.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!