Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ishte dhe një tjetër person…”, dëshmia e banorëve që panë momentet e fundit të Muratajt: S’mund ta kenë bërë shokët e tij…

ShkodraWeb 10 April, 2019
admir murataj makina policie

Rreth orës 15:05 një makinë e policisë tatimore ka ndaluar në urën e fshatit, mbi lumin “Tërkuzë”. Ura është e kalueshme me makinë, por mesa duket ata e kishin lënë aty afër makinën tjetër, ku do të hipnin pasi do të braktisnin makinën e grabitjes.

Dritare.net shkoi pranë fshatit Tapizë dhe pyeti banorët të cilët panë ngjarjen. Ata tregojnë se të gjendur papritur nën shkëmbim zjarri, janë futur në shtëpi për të dalë vetëm pasi pushuan të shtënat. Por ata që kanë pasur më shumë guxim dhe kuriozitet tregojnë të gjithë këtë variant për dritare.net.

Banorët tregojnë se nuk ka pasur kohë për ndërrim makinash, pasi pas vetëm një minute kanë arritur makinat e policisë afër urës. Në ato momente, njëri prej tyre ka bërë shenja të vazhdojnë dhe ka nisur të qëllojë kundër policisë. Policia ka qëlluar drejt tij dhe i gjithë shkëmbimi i zjarrit dhe hedhja e granatave ka zgjatur jo më shumë se 5 minuta.

Pas grabitjes së bujshme, të Rinasit dhe vrasjes së njërit prej grabitësve, ndërsa ende nuk ka një variant zyrtar për ngjarjen, po qarkullojnë shumë teza njëra prej të cilave: “Kush e ekzekutoi Admir Muratajn?”

Në urë mbeti i vrarë grabitësi që më pas u identifikua si Admir Murataj. Banorët thonë se, mund ta ketë vrarë policia dhe jo shokët siç po dëgjojmë në televizion. Sipas banorëve, ishte Murataj që ndaloi tek ura për të shpëtuar shokët, e t’u krijonte mundësinë atyre të largoheshin bashkë me paratë, dhe ta merrnin atë në një çast të dytë.

Banorët thonë që, përveç të vrarit ishte dhe një i plagosur, që e panë të hynte në makinë, pas vrasjes së Muratajt. Grabitësi ka pasur 3 granata sulmuese me vete dhe shumë municione. Banorët tregojnë se trupi i Muratajt qëndroi rreth dy orë, derisa u bë ekspertiza dhe fshati u rrethua i gjithi.

Rrëfimi i banorëve është varianti më i besueshëm deri tani, sepse ata ishin dëshmitarë dhe tregojnë fakte, ndërsa të tjerët opinione. /Burimi:Dritare.net/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: ANALIZA/ “Policia e gjeneral Lleshit po degradon në një vegël të rëndomtë politike…”
Artikull pasardhës: FOTOLAJM/ Ushtria “pushton” Rinasin pas grabitjes së miliona eurove, merrt nën kontroll aeroporti i vetëm në vend…

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.