“Dëshmi se Rama di vetëm të plaçkitë paratë e shqiptarëve”, ish-kryebashkiaku në kërkim, gruaja i fiton tenderin reagon PD

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas lajmit se gruaja e ish-kreut të bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, është shpallur fituese dhe ka marre tenderin për mirëmbajtjen e lulishteve në QSUT, në një kohë kur Kajmaku është në arrati dhe ka ‘arrest shtëpie’ për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.


Me një shënim në Facebook, Bardhi bën thirrje që tenderi të anulohet, ndërsa akuzon kryeministrin Rama se po mbron Kajmakun dhe se “po plaçkit paratë e shqiptarëve”.

Postimi i plotë:

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gaznent Bardhi: Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Faktet janë të pakundërshtueshme:

PD publikoi në Gusht 2019 dokumenta se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti.

Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi.

Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.

Agim Kajmaku u arratis në nëntor 2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë.

Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kr.iminelë, oligarkë dhe të korruptuar.

Ky tender kr.iminal duhet anulluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg!