
Sali Lushaj, ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbështetur Presidentin Ilir Meta pasi ky i fundit e cilësoi vendimin e SHBA-ve për ta shpallur non-grata ish-kreun e qeverisë ‘si një fletërrufe e porositur nga regjimi kleptokratik’.
Në një koment poshtë postimit të Metës, Lushaj shkruan se do të jetë gjithmonë në mbështetje të tij e të Berishës, deri në vdekje.
Presidenti Ilir Meta ‘theu’ sot heshtjen e tij për shpalljen ‘non-grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.
“Ju përshëndesim e ju urojmë gjithë të mirat Zoti PRESIDENT. Jemi në mbështetjen tuaj e Zotit Berisha deri në vdekje. Deri në zhdukjen përfundimtare të antishqiptarëve Sorosian,”- shkruan Lushaj.
Sot Meta i doli në mbrojtje Berishës, duke e cilësuar vendimin e DASH si fletë-rrufe të porositur nga Tirana dhe amerikanët, të pacipë.





