ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Deri me 13 tetor kryebashkiake është Voltana Ademi…”, presidenti Meta: Këtë datë e gjithë Shqipëria në zgjedhje…

Me dorëheqjen e Valdrin Pjetrit, do të duhej të mbaheshin sërish zgjedhje në Bashkinë e Shkodrës për të zgjedhur kryetarin e ri të qeverisë vendore. Por Presidenti Ilir Meta, nuk do të dekretojë përsëritjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Shkodrës pas dorëheqjes së Pjetrit që erdhi me zbulimin e një vendimi të drejtësisë italiane në vitin 2003, ku ishte dënuar me gjobë dhe dëbim nga shteti fqinj, për trafik d.roge. Presidenti Ilir Meta u shpreh sot nga Kosova, se detyrën do ta mbajë Voltana Ademi, kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës dhe se zgjedhjet jo vetëm për kryeqendrën e Veriut, por në të gjithë Shqipërinë, do të mbahen më 13 tetor.

“Nuk ka nevoje, zgjedhjet janë me 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë”, u shpreh kreu i shtetit.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.