“Deri kur kështu…”, revoltohet trajneri i Vllaznisë: Mos harroni, Shkodra përkulet, por kurrë nuk thyhet…

Pas trajnerit Elvis Plori dhe kapitenit Erdenis Gurishta, nje tjeter pjestar i Vllaznise eshte revoltuar me arbitrimet kunder skuadres shkodrane. Kete here behet fjale per trajnerin e portiereve Ideal Lekiqi.

Permes nje postimi ne instagram ai shpreh gjithe indinjaten e tij per arbitrimet kunder Vllaznise qe nuk po kane fund. “Deri kur keshtu…?! Po mbaron kampionati dhe “gabimet njerezore ne kurriz te Vllaznise nuk kane fund”- shkruan ai fillimisht.


Por irritimi i Lekiqit nuk ka fund per rastet e perseritura te ndeshkimeve te skuadres shkodrane nga arbitrat dhe per kete shton: “Kam dy arsye personale qe sado mundohem te harroj, rastet jane aq te shumta saqe me ngacmojne sedren dhe ndergjegja nuk me lejon t’i anashkaloj.

1. Sepse jam pjese e nje klubi futbolli ku lidhja shpirterore e futbollit me qytetin eshte aq e madhe sa ndihem ne faj per fajet e atyre qe jane ne sherbim te futbollit e qe vetem sherbim futbollit nuk po i bejne. Keta zoterinj qe mendojne se autoritetit dhe nderin profesional te humbur kushedi se ku, ja ruajne 5-6 forca sigurie qe i shoqerojne teksa dalin nga fusha me nje fodullek e prepotence te neveritshme dhe kane njollen e turpit te stampuar ne balle.

2. Tani po flas dy fjale si qytetar qe lidhjen me futbollin e me KF Vllaznia e kam njelloj si tifozi me fanatik i saj. Do ju them dy fjale: Qe rasti i fundit ne ndeshjen me Teuten ne golin e barazimit ishte aq pozicion jashte loje saqe duhet te ndiheni te poshteruar e mos t’ju marre gjumi naten e qe kjo histori ka vazhduar gjate kampionatit. Turp, turp! Shkodra perkulet ndoshta, por kurre nuk thyhet. Perjete me ty Vllazni!”.