
Anila Prenushi është dërguar në Tiranë tek Spitali i Traumës në gjendje kritike për jetën. 44- vjeçarja dyshohet se u plagos me plumb në kokë paraditen e sotme në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.
Dyshohet se ajo është plagosur nga Kol Manaj, 34- vjeç, me të cilin bashkëjetonte prej 5 vitesh. Prenushi është nënë e tre fëmijëve nga martesa e saj.