“Derbi” por vetëm në letër, Vllaznia merr përpara Murlanin me rezultatin 14- 0…

Kur permend fjalen “derbi” gjithmone nenkupton rivalitet dhe ndeshje te bukura ku mund ta fitoje secila skuader, por ne futbollin e femrave ne Shkoder kjo fjale duket se nuk ekziston.

Kjo per menyren se si Vllaznia i mund te gjithe kundershtaret, perfshire ketu edhe ekipin e KF Murlanit qe u krijua sivjet me ambicje, por duket se do t’i duhet jo pak kohe, pune e investim per te shkuar aty ku duhet.


Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”, Vllaznia ka fituar me rezultatin e thelle 14-0, ne kuader te javes se pare te kampionatit.

Pjesa e pare e kesaj ndeshje u mbyll ne shifrat 6-0 ku tre prej golave mbajne firmen e Luçie Gjinit, dy te Megi Doçit, ndersa goli tjeter do te shenohej nga Gresa Berisha.

Ne pjesen e dyte nderkohe vajzat kuqeblu do te shenonin edhe tete gola te tjere, ku Megi Doçi do te shenonte dhe 5 gola ndersa 3 te tjeret mbajne firmen e Esi Lufo.

Perfundimisht 14-0 per Vllaznine e cila hedh kandidaturen e saj per titullin kampion qe ne javen e pare, titull ky qe do te ishte i 9-ti rradhazi per te.