“Derbi” i Veriut për Superligën, Vllaznia për të qendruar dhe Besëlidhja për t’u ngjitur aty…

Është Besëlidhja që do të luajë në finalen e play- out me Vllazninë për një vend në Superiore: Lezhjanët për të zbritur shkodranët e kuqeblutë për të qendruar aty ku janë sot. Lezhjanët kanë arritur të fitojnë pas një ndeshje spektakolare dhe shumë të luftuar me Pogredecin.

Djemtë e shkodranit Plorit fillimisht shënuan të parët, por dy gola të Pogradecit përmbysën gjithçka.


Besëlidhja nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë. Në fund lezhjanët shfrytëzuan në maksimum një hezitim të mbrojtjes së liqenorevë dhe arritën të fitojnë me shifrat 3-2 dhe shpresojnë akoma për një rikthim në Superiore pas disa vitesh.

 ABCOM ║ VODAFONE