EMRAT – Derbi i kryeqytetit në rrezik, dy lojtarë të Partizanit rezultojnë pozitivë me Covid-19…

Derbi Partizani- Tirana është në rrezik. Kjo pas lajmeve të fundit nga klubi i kuq i kryeqytetit. Mësohet se Covid-19 ka prekur skuadrën e Partizanit, teksa ditën e sotme është raportuar për dy lojtarë të kampioneve në fuqi që kanë dalë pozitivë pas testeve të kryera nga kryeqytetasit.

Lojtarët kanë shfaqur temepraturë dhe te Partizani menjëherë jane alarmuar. Nga çasti ne çast pritet një njoftim zyrtar i klubit të kuq, që do të japë më shumë detaje për çështjen.


Ky lajm vjen vetëm pak ditë përpara derbit të madh të kryeqytetit kundër Tiranës, çka do ta përshtjellojë jo pak ambientin e kuq, deri në mundësinë e anulimit nëse ka edhe lojtarë të tjerë pozitivë me Covid-19.

NJOFTIM

FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv.

Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma.

Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.

 ABCOM ║ VODAFONE