Deputetja me e re e Kuvendit kapet mat…me te dashurin?!

Kejdi Mehmetaj ishte politikania që mbajti fjalën e hapjes, duke qenë se është organizatore dhe mbikqyrëse me këtë rast. Nisur nga ky angazhim i politikanes 24-vjeçare të LSI-së, e cila pati fatin të provonte karrigen e deputetes së Kuvendit që në moshën 20-vjeçare, Kejdi është intervistuar edhe nga gazetarët që ndodhen aktualisht në Jug, për të transmetuar gjithçka ndodh atje në këto ditë vere.IMG_8821E pyetur disa ditë më parë nga gazetari Eni Shehu rreth çështjeve të zemrës, pra nëse ka një të dashur, ajo iu shmang pyetjes, duke thënë se tashmë i është përkushtuar punës, dhe se ka vendosur që jetën private ta lërë jashtë jetës profesionale.IMG_8758Por në plazhin e Jalës, përveç kampit, Kejdi gjen pak kohë të marrë rreze dhe për të shijuar detin. Ndërkaq, këto foto të shkrepura nga paparaci “tadhtojnë” paksa politikanen e re, pasi ajo ka vendosur ta mbajë jashtë vëmendjes publike jetën e saj private. Kejdi është fotografuar në Jalë, duke iu drejtuar plazhit me një djalë simpatik që flitet se është i dashuri i saj, i cili punon pranë Ministrisë së Drejtësisë.IMG_8819
Gjatë qëndrimit poshtë çadrës, ajo ishte më shumë e fokusuar te smartphone dhe marrja e rrezeve, duke mbajtur një distancë me partnerin. Nuk po japim shumë detaje se kush është djali që shihni, për të cilin politikania e re mund të flasë vetë nëse do të ketë dëshirë apo do e shohë të arsyeshme një ditë.IMG_8719Ajo që mund të themi deri tani është që duken çift simpatik, ndërsa Kejdi duket shumë në formë dhe mjaft elegante fizikisht. Kejdi është e ditëlindjes 1993 dhe do të mbahet mend si deputetja më e re në Kuvendin shqiptar, e me gjasë edhe deputetja më e re në historinë e parlamentarizmit shqiptar, pasi ishte vetëm 20 vjeçe kur shkeli për herë të parë në Kuvend me imunitetin e deputetes.IMG_8748Në intervista të ndryshme televizive, Kejdi është treguar e vendosur për karrierën e saj në politikë, edhe pse është e ndërgjegjshme që është një rrugë e vështirë./PANORAMA/IMG_8766