Reme Lala, deputetja e PDIU në Kuvendin e Shqipërisë u përfol ditët e fundit për veshjen e saj luksoze, e veçanërisht për një çantë të markës “Channel” në ngjyrë të zezë që mbante në krahë. E kontaktuar, deputetja tha se ndjen keqardhje që është bërë pjesë e portaleve në lidhje me këtë gjë dhe madje kishte dashur të jepte një sqarim publik në Facebook. Një ditë më parë fotot tuaja me një chantë “Channel” bënë xhiron e mediave, a keni një koment për këtë?
Reme Lala: Më erdhi realisht keq kur e pashë që isha bërë pjesë e shkrimeve në portale, por nuk jam e para. E kanë bërë një gjë të tillë edhe me koleget e mia. U ndjeva aq keq sa nëse do mund të ndreqej diçka do e kisha dhënë për bamirësi
A është realisht firmato dhe nëse po sa ka kushtuar çanta juaj?
Reme Lala: Nuk dua ta komentoj këtë pjesë. Doja të bëja edhe një status në Facebook për këtë gjë që ta sqaroja, por e di që shumëkush nuk do më kuptonte. Jam me atë mendimin më shumë, që çudia më e madhe tre ditë zgjat. /balkanweb/