
Ne lidhje me hetimet qe po kryhen per dosjen “Habilaj”, ish–zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea, njekohesisht deputete e Partisë Socialiste, pritet të pyetet nga Prokuroria për një episod që e lidh atë me makinen Audi A8 me targë AA 003 GB të ish–ministrit Saimir Tahiri, në kohen kur ky mjet përdorej nga kusherinjte e Tahirit, vellezerit Habilajt.
“Panorama” ka konfirmuar nga burime te besueshme prane Prokurorise per Krimet e Rënda se Gjebrea ka udhëtuar me këtë makinë në Gusht të vitit 2014.
Ne fashikullin qe ka ne dore organi i akuzes, thuhet se ish–zëvendësministrja e Brendshme ka udhëtuar më datë 8 Gusht të vitit 2014 nga porti Sarandës për në Greqi dhe ka qene e shoqëruar me shefin e saj në atë kohë, Saimir Tahirin.
Por sipas Prokurorisë, në datën 16 Gusht, Tahiri dhe Gjebrea, jane kthyer në Shqipëri nga Greqia, po nëpërmjet Sarandës, me Audin që Tahiri u kishte shitur Habilajve.
Po në të njëjtën ditë me traget kthehet nga Greqia, Artan Habilaj.
Paraditen e sotme, deputetja ne nje prononci, mohoi të ishte paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Renda, por u shpreh e gatshme të paraqitej nëse do të thirrej.