Shkruan ne Facebook Dhurata Cupi, deputete e PD-se: “Fli i qetë shoku Enver . Bijtë e tu i ke në krye te vendit për ta mjeruar me shumë.
Qeveria e re në këmbët e vjetra e madje ka edhe aq të vjetra sa kthehemi te “krenaria” e regjimit komunist.
Edi Rama konfirmon ministrat që me “punën” e tyre telendisën Shqipërinë e shqiptarët katër vitet e fundit.
Këta “yje” do të vazhdojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit duke e vjedhur e duke përvetësuar pasurinë e shqiptarëve. Ne do të jemi aty përballë e në këmbë për të mos e lejuar këtë.”. /ShkodraWeb/