“Deputeti ti qëndrojë 200 metër larg gruas dhe djalit të tij…”, Kujtim Gjuzi subjekt i urdhrit të mbrojtjes nga gjykata

Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore dhe deputeti i Parlamentit Shqiptar si pjesë e “opozitës së re”, është urdhëruar nga gjykata ti qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar. Kjo pasi, Kujtim Gjuzi, është denoncuar në policinë e Tiranës nga gruaja me inicialet M.K. dhe djali H.Gj, për dh.u.në në familje. Si pasojë e një konflikti në familje, Kujtim Gjuzi, besohet se ka ushtruar dh.u.në ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16, vjeçar të cilët më pas e kanë denoncuar në polici dhe më pas i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një Urdhër-Mbrojtje.


Vetë deputeti Gjuzi, është person ligjbërës në parlament ku në ditët në vijim pritet të votojë paketën ligjore për ashpërsimin e dënimit të dh.u.nuesit e grave. Ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor 2019, ku gruaja, së bashku me djalin e saj, kanë kërkuar Urdhër-Mbrojtje në gjykatën e Tiranës, ku gjyqtarja Kaçe Agolli, ka pranuar kërkesën e nënë e bir, duke i pajisur me urdhrin e mbrojtjes. Në vendimin e saj gjyqtarja Agolli urdhëron deputetin Kujtim Gjuzi të mos kryejë dh.u.në në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit H.Gj

Njëherësh, gjykata urdhëron që Kujtim Gjuzi, të mos cënojë dhe ngacmojë gruan me inicialet M.K. dhe djalin e tij. Gjithashtu në vendim thuhet dhe ndalohet që deputeti Kujtim Gjuzi të mos shkojë dhe hyjë dhe as mos qëndrojë në apartamentin në pronësi të gruas dhe djalit, në një distancë prej 200 metra. Po kështu nëpërmjet këtij vendimi të gjykatës së Tiranës, urdhërohet që të dyja palët si deputeti Kujtim Gjuzi dhe gruaja e tij, të bëjnë përpjekje maksimale për ti siguruar fëmijës së tyre H.Gj, qetësi dhe të mos e përfshijnë fëmijën në problematikat e tyre.

Një tjetër pikë e vendimit është dhe një urdhëresë që i lëshohet komisariatit nr. 1 në Tiranë, të cilës sipas vendimit të gjykatës duhet të shoqërojnë deputetin Kujtim Gjuzi për të tërhequr sendet personale nga apartament në pronësi të gruas. Mësohet se ky vendim tashmë është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe deputetit Kujtim Gjuzi, nuk i mbetet gjë tjetër veçse nën shoqërinë e efektivave të policisë të tërheqë sendet personale nga shtëpia dhe të largohet nga banesa e bashkëshortes së tij. /Shqiptarja/