
Deputeti i PS, Paulin Stërkaj e ka cilësuar antikushtetuese deklaratën e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për ‘mosbindje civile’. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë socialisti pohoi se tarifa e vendosur prej 5 euro është për faktin se rruga duhet të mirëmbahet. Ndërkohë, deputetja e PS-së Ermonela Felaj pohoi se deklarata e Bashës për mosbindje civile është thirrje banale.
Sakaq, në kryesi ka shkuar vetëm deputeti i PD-së Halim Kosova. Ai u pyet nga gazetarët nëse do të merrte pjesë në komision, ndërsa ai u shpreh i gatshëm.
“Patjeter!”, tha ai.
DISKUTIMET
Sterkaj: Thirrja e Bashës, antikushtetuese. Tarifa 5 euro? S’jam ekonomist. Rruga duhet mirëmbajtur, por edhe banorët e Kukësit duhet te lehtesohen nga kjo tarife
Ndërkohë, deputetja e PS-së Ermonela Felaj pohoi se deklarata e Bashës për mosbindje civile është thirrje banale.
Felaj: Mosbindja civile, thirrja banale! Thirrja shkon në ndesh me interesat e një vendi
Klotilda Ferhati: Mosbindja civile nuk është instrument i nevojshem ne kohet kur jetojme. Problemet zgjidhen me instumente ligjore.
Po ashtu, pyetjes së gazetares së ‘News24 Marsela Karapanco nuk i ka shpëtuar as kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, lidhur me faktin nëse ai do ta paguante taksën.
Vasili- Gazetareve: Po ju do i paguani?
Po (Iu përgjigjen gazetarët)
Vasili: Jam i lumtur për ju që do paguani taksat e larta






