Deputeti i Shkodres ankohet per parkimin, Rama e zgjidh: Hajde ne kembe ne seanca

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialisit, deputeti i Shkodrës, Paulin Stërkaj ngriti një shqetësim, që siç tha, nuk ishte vetëm i tiji por i të gjithë deputetëve të Kuvendit. Ai tha se problem është bërë mungesa e një vendi të posaçëm për parkimin e makinave, se po “mbushen” me gjoba në ditët e seancave parlamentare. “Shkojmë në Kuvend, dalim jashtë dhe na vënë gjobën. Ne nuk kemi kushte për të parkuar. Jemi gati ta paguajmë dhe të jetë me pagesë. Por të na krijohen kushtet”,- tha Stërkaj. Rama ndërhyri duke e këshilluar të shkonin në këmbë në seancë, ndërsa kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se këtë problem e kishin zgjidhur me një parkim privat pranë Kuvendit.
Rama
“Është ndëryrje me vend. Hajde Paulin shkojmë bashkë, edhe si sportistë na bën mirë të ecim në këmbë. Ikim nga kryeministria. Ne mund ta bëjmë të gjithë në këmbë atë rrugë. Marr edhe flamurin i pari për ta çarë rrugën e Parlamentit me këmbë. Sa për gjobat ato janë njësoj për të gjithë”
Balla
“E kam diskutuar dhe e kam zgjidhur edhe për ata të PD e LSI. Me mbështjen e Veliajt, çdo deputet që ka nevojë, do parkojë në një parkim privat ngjitur me Kuvendin. Me punën që po bën bashkia është planifikuar që te Xhamia e Namazgjasë janë 250 vende parkimi, këtu përfshihen edhe deputetët e PD”.