Deputeti i PD-se Enkelejd Alibeja në një dalje për media është shprehur se Ruçi nuk pranoi mediat gjatë mbledhjes së Këshillit.
“Ia kërkuam në bazë të rregullores. Nëse kjo kërkesë ishte për ta bëra të mbyllur kërkesa u hodh në votë. Ruçi nuk pranoi praninë e mediave.
Ajo që po ndodh tani është fakti se Rama dhe Tariri kanë bërë një pak të plotë mafioz dhe duan që të lenë të fshehtë që shqiptarët të kuptojnë të vërtetën. Nuk përballen dot me argumentin dhe duan që shqiptarët t’i lënë në errësirë”, tha Alibeaj./panorama/