NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Deputeti i “opozitës së re” u dërgua me urgjencë në Infektiv, ja çfarë thonë mjekët për gjendjen e tij…

Deputeti i “opozitës së re” Adriatik Alimadhi ndodhet prej të premtes, 27 mars në Spitalin Infektiv, pasi deklaroi publikisht se ishte infektuar nga virusi. Megjithëse në postimin e tij në rrjetet sociale tha se gjendja e tij ishte e stabilizuar, disa orë më vonë ai lajmëroi se do të nisej pranë Spitalit Infektiv. “News24” raporton se mjekët po e mbajnë në trajtim deputetin.

“Gjendja e tij nuk është e rënduar, është stabël, por arsyeja pse e shtruan në spital është se ka sëmundje bashkëshoqëruese”.


Deputeti tha se ai dhe bashkëshortja e tij janë të infektuar me virus. Në reagim, Alimadhi akuzonte kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media