NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Deputeti i “opozitës së re” dërgohet me urgjencë në Infektiv, përkeqësohet gjendja e tij shendetësore…

Mësohet se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e deputetit të “opozitës së re” Adriatik Alimadhi, njëherësh kreu i Ballit Kombëtar, i cili rezultoi pozitiv me virus, bashkë me bashkëshorten e tij.

Deputeti Alimadhi është dërguar në Spitalin Infektiv për mjekim, fakt që e ka pohuar vetë për mediat, duke shtuar se pas deklarimit të tij erdhi reagimi i kryeministrit Rama dhe ministres së Shendetësisë Manastirliu. Alimadhi rezultoi i infektuar ditën e sotme dhe është politikani i parë i sëmurë me virusin e rrezikshëm në vend.


Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media