Përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi, seancat dhe komisionet parlamentare, deputeti Kujtim Gjuzi. Vendimi eshte marre sot nga Byroja e Kuvendit, pas shqyrtimit te kerkeses se depozituar nga ana e Kuvendit, per perjashtimin e deputetit.
Byroja e shqyrtoi kete kerkese per perjashtimin e Gjuzit edhe pak dite me pare, por e shtyu marrjen e vendimit, pasi vete deputeti nuk ka qene i pranishem.
Vendimi
Sipas Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Nr. 31, datë 26.06.2020, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuendit, për shqyrtimin e ankesës së deputetit Kujtim Gjuzi kundër vendimit nr. 12, datë 23.06.2020, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Kujtim Gjuzi “Përjashtim nga pjesmëarrja në komisione dhe/ose seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë”.
Byroja vendosi përjashtimin e deputetit Kujtim Gjuzi nga pjesmëarrja në komisione dhe/ose seancë plenare deri më datë 1 Korrik.