Mos te harrojmë të kaluarën pasi nuk do mund të ndërtojmë të ardhmen, apeli erdhir nga kryetari i unionit mbarëkombëtar të ish te perndjekurve politik Besim Ndregjoni gjatë aktivitetit përkujtimor të “Martireve të demokracisë” të zonës së Mali Kolajve në Velipojë. Në të njëjtën linjë kryetarja e bashkisë Shkoder, Voltana Ademi dhe deputeti i qarkut Shkoder Tom Doshi kërkuan që jo vetëm të mos harrohet e shkuara por të respektohet kontributi i këtyre martirëve për këtë vend.
Për arqipeshkvin e Shkodres Imzot Agelo Massafra, memoriali i “Martireve të demokracisë” të jetë një nxitje për të bërë të mira në këtë vend.
Familjarë, të afërm, anëtarë të shoqatës së ish të përndjekurve dhe pushtetit vendor u bënë pjesë e këtij përkujtimi, pranë memorialit të ngritur në nderim të 12 burrave te zonës, të cilet nje pjese e tyre u pushkatuan nga regjimi, te tjere u vrane ne kufi apo vdiqen burg, nga viti 1945 dhe deri në 1981. /rozafa.tv/