Skip to content
14 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Deputetët e rinj të PS- së në “shkollë verore” para nisjes së mandatit, lektor Rama dhe “garda e vjetër”

ShkodraWeb 11 June, 2025
deputet ps shkolle verore 2025

Vendimi për të rifreskuar thuajse plotësisht grupin parlamentar me figura të reja e pa ngarkesa politike, për Partinë Socialiste vjen me kostot e saj. Të rinjtë duhen mësuar e trajnuar. Akademia politike e PS këtë herë nuk do të jetë një shkollë për ata që aspirojnë të përfshihen në politikë, por për ata që kanë bërë tashmë hapin më të rëndësishëm, kanë siguruar një ulëse në parlament.

53 deputetët që marrin për herë të parë një mandat, mes të cilëve 9 janë ministra aktualë, do t’i nënshtrohen trajnimeve intensive për t’u njohur me praktikën legjislative, sjelljen në parlament, detyrat dhe të drejtat që u jep kushtetuta për ta kryer mësë miri detyrën e tyre. Shkolla verore për ta fillon më 20 qershor.

Report tv mëson se “kursi” i deputetëve do të jetë intensiv çdo fundjavë në selinë rozë deri në fund të muajit korrik, ndërsa lektori i parë i rishtarëve të parlamentit do të jetë vetë kryeministri Edi Rama. Garda e vjetër e socialistëve, emra si Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Niko Peleshi apo politikanë që ndër vite kanë mbajtur pozicione drejtuese në Kuvendin e Shqipërisë dhe të grupit socialist, do të ndajnë me brezin e ri eksperiencën parlamentare.

Qëllimi është që deputetët të kuptojnë rolin e tyre kushtetues dhe të mësojnë si ndërtohet marrëdhënia me elektoratin, pasi pjesa dërrmuese e tyre shansin për të hyrë në parlament e mori përmes listave të mbyllura. Një sesion tjetër i posaçëm do të jetë njohja me procesin e integrimit evropian si dhe përfaqësimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, leksione që siç mëson Report tv do t’i japin ministrat me njohuri në fushat përkatëse, si Adea Pirdeni dhe ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Vera për deputetët e rinj do të jetë intensive, para se në shtator të ulen për herë të parë në parlament, pa ngarkesa personale, por me peshën e përgjegjësisë që ua imponon familja e tyre politike e cila do të qeverisë vendin për mandatin e katërt radhazi.

Post navigation

Previous: Vllaznia afron jo vetëm futbollistë, klubi shkodran “qarkullon” nga Akademia e tij përgatësin atletik…
Next: Lamtumirë Gen Balca, talenti që nuk mori kurrë atë që meritoi dhe që jetoi ashtu siç deshi vetë…

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun 13 July, 2026
  • “Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze 13 July, 2026
  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.