Antari i Kryesisë i degës së PD-së Shkodër, Ervin Gjini në një intervistë me Skype në Syri TV, komentoi vizitën e Sali Berishës në Shkodër.
Gjini theksoi se deputetët demokratë duhet që të bëhen me bazën e PD-së dhe me demokratët e vërtetë.
“Sot Sali Berisha u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Deputetët e PD të bëhen me Berishën dhe demokratët. Sot u tregua se Shkodra ka qenë është dhe do jetë demokrate. Gjithë baza e PD-së është e lidhur me Grupin Rithemelues të PD-së.
Do zhvillojmë së shpejti zgjedhje në çdo strukturë. Mbështetësit e Bashës janë pjesë e lojës së tij, që të çon asgjëkundi”, deklaroi Gjini.