Grupi parlamentar i PD-së ka votuar sot unanimisht pro propozimit te kryedemokratit Lulzim Basha për djegien e mandateve. Ne nje mbledhje qe nisi paraditen e sotme, deputetet kane qene njezeri dakord me kreun e partise, per te djegur mandatet e tyre ne Kuvend.
Pas ketij hapi, mësohet se kryedemokrati Basha do te mbledhe Keshillin Kombetar te PD-se per ta njohur zyrtarisht me vendimin e marre ne grup.
Sipas burimeve, mesohet se grupi ka autorizuar Bashen per koordinimet dhe propozimet e metejshme per ne instancat e partise, per gjetjen e teknikaliteteve per zgjidhjen ligjore.
Në mbledhjen e zhvilluar pa media, Basha ka deklaruar para deputeteve se “duhet te jene me qytetaret, te cilet treguan edhe njehere se kane besim”.
“Ne jemi ne borxh me qytetaret. Ata na dhane besimin ne duhet te jemi me ta”- ka thene Basha ne mbedhjen e grupit.
Sipas Bashes, vendi eshte ne gjendje emergjente. “Jemi ne gjendje emergjence kombetare. Ky eshte hap nga pozitat e dominimit te forces popullore”- tha Basha, duke shtuar se “Na takon ne te udheheqim shqiptaret”.
Nderkohe qe gjithe deputetet demokrate me radhe qe kane marre fjalen ne mbldhjen e gupit kane deklaruar domosdoshmerine e kesaj vendimmarrjeje, duke votuar ne fund pro djegies se mandateve.
Dje, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi dje nga selia e PD-së, se do t’i drejtohet Grupit Parlamentar dhe organeve më të larta për propozimin e tij për djegien e mandateve.
Pasi bëri një analizim të protestës së 16 shkurtit në Tiranë, kreu i PD-së theksoi se tubimi ia arriti qëllimit të tij dhe se pjesëmarrja ishte në nivelin e një referendumi kombëtar. Basha u shpreh gjithashtu se qeveria e Edi Ramës është e kapur nga krimi dhe për këtë kërkoi një zgjidhje politike për krijimin e një qeverie tranzitore për zgjedhje të parakohshme ose në të kundërt, forca politike që ai drejton do të shkojë drejt një akti ekstrem, që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë, atë të djegies së mandateve.