Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Denoncimi real që po na bën Adriatik Llalla

ShkodraWeb 23 February, 2018
meroBaze

Nga Mero BAZE

Qeveria amerikane po bën kujdes të përsërisë faktin se ka arsye të besojë, që ish- prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, është i përfshirë në korrupsion në atë shkallë, sa ata kanë aplikuar një ndëshkim të pashoq, që nuk është aplikuar ndaj ndonjë zyrtari të lartë shqiptar apo në rajon deri më sot, përveç atyre që janë futur në “listën e zezë” të presidentit të SHBA. Reagimi pason jo vetëm interesin e vazhduar të medias për këtë histori, por më së shumti mos reagimin e institucionit të akuzës në Shqipëri dhe institucioneve politike ndaj këtij fenonemi, dhe mbrojtjen e heshtur apo me zë dhe figurë që po i bëjnë atij.

Rasti i penalizimit të Adriatik Llallës nga SHBA dhe heshtja shembullore në Tiranë, për të mos thënë më keq, mbrojtja publike e tij, është standarti më i keq që politika ka vendosur për korrupsionin në Shqipëri. Është një standart edhe më i lartë se ajo çfarë mund të implikojë Adratik Llallën, që ne nuk e dimë ende se s’ka hetime për të.

Pasi nëse ne nuk e dimë ekzakt çfarë ka bërë Adriatik Llalla, por kemi një burim të besueshëm ndërkombëtar që ai meriton hetim, ne kemi një gatishmëri politike të pazakontë për ta mbrojtur atë, një prokurori që nuk po e heton, dhe një opinion publik që ka më shumë qejf teori konspiracioni, se sa një vullnet për të bërë presion për hetimin e tij.

Qëllimi nuk është të denigrohet Adriatik Llalla, por qoftë dhe të pastrohet, nëse ai është i pafajshëm. Por aman duhet të hetohet. Heshtja e prokurorisë dhe deklarata e saj se është e hapur për hetime, qëndrimet e LSI që marrin në mbrojte Llallën, pa pasur hetime, sikur të jetë drejtor rrugësh dhe bëhet fjalë për ndonjë tender, heshtja e PD, dhe vetëm një deklaratë politike e PS nga Taulant Balla, është një dëshmi se këtu beteja kundër korrupsionit është e relativizuar nga pozicioni politik.

Sikur Llalla të ishte ende në krye të detyrës, reagimi natyrisht do të ishte i fortë. Tani që Llalla ka ikur dhe nuk i duhet askujt, por të gjithë kujtojnë ndonjë nder që mund t’u ketë bërë, të gjithë bëjnë sikur nuk dëgjojnë zëdhënësin e qeverisë amerikane, që përsërit faktin se qeveria amerikane ka fakte të besueshme, që ai është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.

Mos reagimi ndaj këtyre fakteve, mos nisja e një hetimi “kryesisht”, mos ngritja e zërit nga partitë politike për të nxitur hetimin, dhe akoma më keq, heshtja brilante e shtypit dhe shoqërisë civile, të angazhuar për luftën “kundër korrupsionit”, është një pasqyrë më e frikshme korrupsioni, se sa ajo që mund të gjendet nëse hetohet Llalla.

Ky është denoncimi i vetëm dhe real që Adriatik Llalla po i bën shoqërisë sonë. Atë që nuk e bëri si kryeprokuror, kur mund të vinte gishtin dhe të çonte në burg këdo si hajdut, po e bën sot, duke parë se si shumica e hajdutëve janë në krah të tij. Është korrupsioni që është lejuar të lulëzojë nga ish- pushteti i tij, i cili po ja kthen nderin me heshtje. Siç i ka nderuar ai në vite./Tema/

Post navigation

Previous: FOTO/ Mjerimi i ulur këmbëkryq në familjet shqiptare, pamje makabre të fëmijëve që ushqehen me bukë e qepë…
Next: HOROSKOPI/ Çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme, e shtune 24 shkurt 2018

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.