Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një denoncim nga “studenti dixhital”, siç e quan ai. Postimi e tij Berisha e shoqëron edhe me dy foto, ku shihet një autobus në ambjentet e brendshme dhe shquhen disa persona. Sipas asaj që shkruhet në postimin e Berishës, studentët janë shtyrë, goditur dhe ofenduar nga një person. Më poshtë, postimi i plotë i ish- kryeministrit Berisha.
“Rama i tmerruar urdheron te bllokohen studentet qe vijne nga Shkodra drejt Tiranes. Lexoni denoncimin dhe shikoni fotot e studentit dixhital. sb
Nj grup studentash na ka ndalua policija dhe nuk na len qete vim ne tiran per te kerkuar te drejta tona bile nj oficer policije ka hypur ne atobuz e na ka ba persjon dhe na ka shty e na ka goditur dhe ofenduar shum rend”, shkruan Berisha.