Skip to content
12 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • KUVEND 2025
  • Politika

DENONCIMI NGA “FIKS FARE” – “Çrregullime deluzionale”, kandidati i PD Shkodër me kartelë spitali psikiatrik

ShkodraWeb 30 April, 2025
gentjan ndoj kartele fiks fare 2025

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës se një kandidat për deputet i Aleancës për Shqipërinë Madhështorë ka pasur një kartelë në Spitalin Psikiatrik në Shkodër.

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacione, të shoqëruara me dokumente, për kandidatin Gentian Ndoj, i cili kandidon në listë të hapur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Sipas dokumenteve, z. Ndoj ka pasur disa çrregullime deluzionale, të cilat futen te problemet që ka Spitali Psikiatrik. Në kartelën që ka siguruar emisioni “Fiks Fare” rezulton se “Gentian Ndoj, i vitlindjes 1985 ka pasur probleme neuropsikiatrike, duke filluar nga viti 2004 dhe në vijim”.

Fiksi siguroi një dokument të vitit 2005, i emërtuar “fletë drejtimi për kemp”. Gentiani ka dalë para komisionit mjekësor, ku ky komision konstatoi se “vuan prej çrregullimeve deluzionale”. Në të njëjtin vit, 2005, është edhe një dokument tjetër “fletë dalje” nga Spitali Psikiatrik në Shkodër, ku kartela ka numrin 975. Aty është e shënuar edhe diagnoza, sërish “çrregullime deluzionale”.

Në dosje është edhe një “fletë dalje”, sërish nga Spitali Neuro Psikatrik në Shkodër, ku rezulton se z. Gentian Ndoj ka qenë shtruar nga data 10 maj 2004 deri më datë 17 maj 2004. Diagnoza është e njëjtë; Çrregullime deluzionale.

Por, çfarë janë Çrregullime deluzionale?!

Në faqen zyrtare në internet të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thuhet se “deluzionet janë bindje të gabuara (natyrisht të rreme) që vazhdojnë të jenë të ngulitura fort në mendjen e vuajtësve nga ky çrregullim, pavarësisht nga provat për të kundërtën”. Sipas saj, deluzionet bazohen në logjikë apo me fakte të pamohueshme nga familjarët apo njerëz të tjerë të rrethit të tyre familjar e social.

Në të njëjtën faqe përshkruhen edhe simptomat, të cilat “mund të jenë të tipeve të ndryshme xhelozi, erotomani, persekutim, besime të fokusuara në funksionet apo ndjesi të natyrës trupore, deluzionet e madhështisë etj”. Pavarësisht se “fiksimet’’ e tyre janë të qartësisht të pabesueshme për të tjerët përreth, personat zakonisht nuk e pranojnë që janë të sëmurë.

Fiksi vijoi të shfletojë dokumentet, ku siguroi edhe një të tillë nga Ministria e Mbrojtjes, Qendra e Rekrutim Mobilizimit në Shkodër, i datës 12 korrik 2005. Në të shkruhet se “shtetasi Gentian Simon Ndoj, i vitlindjes 1985, ka kaluar në Komisionin Ushtarak Mjekësor dhe me vendim ‘shërbimi i detyrueshëm ushtarak’ i shtyhet me 1 vit”.

Në këtë vendim, citohet se “rekruti gjatë komisionit rezulton se është i sëmurë me diagnozën çrregullime delizionale”. Në muajin tetor 2005, Gentiani ka qenë i shtruar për 1 ditë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, me të njëjtën diagnozë.

Pak vite më vonë, doli edhe një dokument nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, e cila është një epikrizë përcjellëse për invalidë. Sërish në emrin e z. Gentian Ndoj! Në dosje është edhe një vendim “për ndihmë ekonomike”, me të njëjtën diagnozë, ku komisioni doli në konkluzionin se “cilëson Gentian Ndoj se plotëson kushtet për të përfituar ndihmë ekonomike prej datës 17 prill 2005 deri në datën 31 dhjetor 2006”.

Në vitet pasardhëse, Gentiani ka dalë në kemp me të njëjtën diagnozë edhe në vitet 2007, 2008, 2009 dhe 2010.

Pasi siguroi kartelën dhe dokumentet, grupi i Fiks Fare shkoi te zyra e kandidatit për deputet, Gentian Ndoj në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës. Emri i Gentianit është në listën e PD-së (Aleancës së Shqipërisë Madhështore), teksa figuron në listë të hapur.

Pas këmbënguljes së grupit të Fiks Fare, Gentiani jep një intervistë dhe thotë se ai është kandidat u zgjodh nga primaret dhe tani do të bëhet deputet.

Fiksi e pyet se, meqenëse aspiron për deputet dhe atje do të hartojë dhe miratojë ligje, a është i aftë? Gentiani thotë se po, ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm dhe po punon në fushatë.

Gazetarët i bëjnë me dije se kanë dokumente, për probleme shëndetësore në të shkuarën e tij, madje ka qenë i shtruar edhe në Spitalin psikiatrik.

Gentiani thotë se këto janë akuza të PS-së, të kundërshtarëve të tij në politikë dhe ai u ka kthyer përgjigje. Fiksi këmbëngul dhe i kërkon një informacion se çfarë problemesh ka pasur dhe nëse ka akoma. Ai përgjigjet se gjendja e tij është shumë e mirë dhe se ai synon Parlamentin.

Fiksi i tregon edhe disa dokumente të kartelës së tij shëndetësore, ku shkruhet “çrregullime deluzionale”. Ai thotë se “nuk di t’i lexojë këto shënime pasi janë me shkrim dore, doktori”. Fiksi i tregon disa dokumente të tjera me shkrim kompjuteri ku i citon edhe çrregullimet, teksa ai përgjigjet se këto janë veçse akuza dhe se dosja e tij ndodhet në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Gentiani ka qenë i punësuar në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndërsa thotë se dosjen e kanë ata të bashkisë. Fiksi e pyet nëse këto probleme në të kaluarën i ka treguar Partisë ku ai aderon apo edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa përgjigjet se “s’ka asnjë problem shëndetësor”, teksa as nuk i mohon dhe as i pohon dokumentet që disponon Fiks Fare. /Top Channel/

Still0430_00004-1
Still0430_00005-1
Still0430_00006-1
Still0430_00007-1
Still0430_00008-1
Still0430_00009-1
Still0430_00010-1
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: “Të rinjtë janë larguar”, Kliti Hoti me peshkatarët në Zogaj: Peshkimi rrezikon të shuhet, nga politika që…
Artikull pas: VIDEO – “Takimi me çdo banor nuk na tremb”, Luçiano Boçi: Ti kthejmë ditët e mbetura në festë të demokracisë

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre… 12 May, 2025
  • VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta 12 May, 2025
  • Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta… 12 May, 2025
  • Arrestohen babë e bir në Shkodër, u kapën duke shitur lëndë narkotike të ndarë doza… 12 May, 2025
  • “Të gjithë sytë janë nga ‘Arena Kombëtare’”, Benet Beci: Sot është dita që titulli kampion të rikthehet në Shkodër 12 May, 2025
  • Arrestohet 63- vjeçari në Shkodër, me makinën që drejtonte në gjendje të dehur, u përplas me një mjet… 12 May, 2025
  • NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta… 12 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • VIDEO – Partia Socialiste Shkodër thirrje për pjesëmarrje në votime shkodranëve në orën e fundit 11 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

berisha humbja zgjedhje 2025
  • Kryesore

VIDEO – Sali Berisha para gazetarëve për zgjedhjet, lideri i opozitës paralajmëron mosnjohjen e tyre…

ShkodraWeb 12 May, 2025
vota diaspora 2025
  • Kryesore

VOTIMI I DIASPORËS – Numërohen zarfet e para për qarkun e Shkodrës, ja si paraqitet shpërndarja e votave

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota puke 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Shpallet rezultati për Bashkinë Pukë, forcë e parë PD, PS e dyta dhe PSD e treta

ShkodraWeb 12 May, 2025
numerim vota 2025
  • Kryesore

Mbyllet numërimi në Bashkinë e Fushë- Arrëzit, PD e para, PS e dyta dhe PSD renditet e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.