Ditët e fundit kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë te prekur nga COVID 19.
“News 24” duke iu referuar gazetarit qe raporton live nga Infektivi, raporton se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka referuar këto vdèkjé si raste të COVID 19 për shkak se në momentin kur janë transferuar nga Infektivi te Urgjenca e QSUT-së, personat rezultuan negative ndaj testit.
Sipas tij, vìktímat janë një polic rreth 50 vjec i quajtur Valmir dhe një 80-vjecare me insuficensë respiratore.
Gazetari ben me dije se ndonëse kanë qëndruar mbi 10 ditë te Infektivi si raste me COVID 19, ata janë nxjerrë nga spitali në momentin kur testi rezultoi negativ, për t’u transferuar në reaminacionin qendror në QSUT, por pa u marrë parasysh dëmtimet, patologjitë që iu kishte shkaktuar virusi.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë reagoi menjëherë për rastin, duke konfirmuar që nuk kishte asnjë rast të ri vdèkjéje nga COVID 19 në vend. /BW/