Skip to content
14 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DENONCIMI – Mësuesja shkodrane që zhvati rreth 200 milion lekë përmes mashtrimit për sëmundjen e burrit e babait

ShkodraWeb 8 October, 2023
mesuesja mashtruese 2023

Një mësuese e ciklit 9- vjeçar është denoncuar si zhvatëse e miliona lekëve në qytetin e Shkodrës. Sipas denoncimit telefonik në ShkodraWeb, mësuesja me iniciale M.Ç. (H), rreth 50 vjeç, ka mashtruar dhjetëra persona, duke iu prezantuar fillimisht si një grua që ka bashkëshortin me sëmundje të rëndë dhe i duhen para për ta kuruar, më pas për babain e saj që është në gjendje të rëndë.

Sipas denoncimit telefonik në ShkodraWeb, mësuesja që deri para pak kohësh ishte pjesë e stafit pedagogjik të shkollës “Martin Camaj” në Shkodër, kërkonte shuma të konsiderueshme parash nga të njohur, madje edhe kolegë mësues. Shumat e përfituara në mirëbesim, variojnë në rendin e 5- 6 milion lekëve të vjetra. Në total, ka dyshime se mësuesja ka përfituar përmes mashtrimit një vlerë në rendin e 200 milion lekëve të vjetra.

Pavarësisht se disa nga personat që ia kanë dhënë paratë në mirëbesim ia kërkojnë, ajo vazhdon ti shmangë ndërsa tashmë edhe një numër celulari, me të cilin komunikohej, rezulton i paaritshëm. Në shkollën ku ka dhënë mësim, edhe në atë të Bahçallëkut ku ka punuar së fundmi, nuk ka asnjë informacion për shtetasen M.Ç. (H).

Jo zyrtarisht, kolegë e të njohur të saj thonë se ajo tashmë nga gushti i këtij viti, është në Kanada ku jetojnë të afërm të saj. Bashkëshorti apo ish- bashkëshorti, me të cilin kërkohet të komunikohet për informacione, thotë se është në proces divorci dhe se i duhet të përballet me borxhlinjtë e bankat, ku mesa duket mësuesja është zhytur keqas.

Gruaja premtonte kthimin e parave të marra në një afat të caktuar por deri tani, kjo nuk ka ndodhur. Qëllimi i denoncuesit është që organet e specializuara të zbatimit të ligjit të veprojnë. Duke nisur nga prokuroria, e cila duhet të merret urgjentisht me këtë çeshtje por edhe policia, e cila ka detyririmin të verifikojë pikë së pari, nëse mësuesja mashtruese është në Shqipëri apo jo.

E gjitha kjo që kjo çeshtje të mos shkojë në vetëgjyqësi. Mes atyre që janë mashtruar nga kjo mësuese, ka edhe persona e familje, që në emër të mëshirës apo dhimbshurisë, i kanë dhënë edhe lekët e fundit të kanë patur 50 vjeçares. Për shumë prej tyre, durimi është sosur dhe duhet parandaluar më e keqja. /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Telashe shtesë për Arben Ahmetajn, prokurori shkodran i SPAK- ut e merr të pandehur për një çeshtje tjetër…
Artikull pasardhës: Mbyllet Takimi Ndërkombëtar i Orkestrave Frymore, Shkodra “rrëmben” çmimin e parë…

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës 13 March, 2026
  • Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta 13 March, 2026
  • DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit… 13 March, 2026
  • E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë… 13 March, 2026
  • EMRAT – Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 59 vjet burg 5 shkodranët e grupit të strukturuar 13 March, 2026
  • “Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj në këtë garë”, Ardit Çylybyli mesazh për demokratët shkodranë… 13 March, 2026
  • DOSSIER NGA ANTON ÇEFA – Ernest Perdoda, shembull ideal i antikomunistit dhe demokratit të pakorruptueshëm 13 March, 2026
  • Zgjedhjet për kreun e ri të degës, PD Shkodër me me një njoftim të rëndësishëm për procesin… 13 March, 2026
  • E TRISHTË – Humb jetën rrugës për në Spitalin e Shkodrës 59- vjeçari, policia jep informacionin e parë 13 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 13 mars 2026… 13 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës 19- vjeçari nga Jubani i Shkodrës

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
egnatia vllaznia 2026

Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët, kuqeblutë nuk përfitojnë nga epërsia numerike për rreth 20 minuta

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
xhuana burri lezhe 2026

DETAJET – Vetëvrasja e 25- vjeçares nga Lezha, u dhunua nga ish- bashkëshorti deri në 3 të mëngjesit…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
angjela byky itali 2026

E RËNDË – Ra nga një lartësi 8 metra, nuk ia del vajza 20- vjeçare me origjinë nga Shqipëria, ndërron jetë…

ShkodraWeb 13 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.