Denoncimi kur ishte drejtues prokurorie në Shkodër, rikthen në vetting Anton Martinin…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) rihapi hetimet për prokurorin Anton Martini. Shkak u bë një denoncim më 11 dhjetor ndaj prokurorit Martini. Sipas denoncuesit, prokurori Martini në kohën kur ka qënë drejtues i komanduar i Prokurorisë Shkodër i ka hequr dosjet disa prokurorëve për t’ua kaluar disa të tjerëve.


Nga hetimet e KPK rezultoi se zëvendësimet e prokurorëve në 13 dosjet e marra për shqyrtim 10 prej tyre i kanë kaluar të njëjtit prokuror. Prokurori Martini ka qënë prokurori i disa dosjeve të rëndësishme.

Anton Martini është prokurori që ngriti akuzat e rënda për tradhëti dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore kundër Dritan Zaganit dhe që urdhëroi arrestimin e tij. Me anë të akuzave të sajuara të ngritura nga Martini, Dritan Zagani u mbajt për disa muaj i burgosur, por më në fund Gjykata e Krimeve të Rënda i hodhi poshtë akuzat e Martinit duke e reduktuar çështjen në shpërdorim detyre dhe duke ja kaluar hetimet Prokurorisë së Fierit.

Rasti tjetër i debatueshëm i Anton Martinit ka qenë hetimi për mbi gjashtë muaj i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për bashkëpunim me grupe kr.iminale për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2017. Në këtë hetim, Martini në mënyrë të pashpjegueshme nuk përfshiu si provë një sërë përgjimesh të bisedimeve telefonike ndërmjet Dakos dhe elementëve kr.iminalë, ku diskutoheshin favoret që Dako do t’ju ofronte kr.iminelëve me kontrata dhe fonde publike në shkëmbim të sigurimit nga ana e tyre të votave në favor të PS-së. Ky veprim i Martinit, praktikisht e shkatërroi hetimin ndaj Dakos dhe hetimi vazhdon të mbetet i bllokuar.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!