
UEFA pak çaste më parë me anë të një deklaratë për shtyp ka bërë të ditur se inspektorët që po merren me çështjen e Skënderbeut janë kërcënuar me vdekje.
Belgu Karl Dhont dhe spanjolli Migel Lietard Fernandez-Palasio sipas UEFA-s janë kërcënuar me jetë pasi kanë përpiluar një raport ku kërkojnë dënimin e Skënderbeut me 10 vite nga çdo kompeticion europian si dhe një gjobë 1 mln euroshe.







