Opinioni publik shqiptar është njohur orët e fundit me një rast tragjik, ku një fëmijë 3- vjeçar ka humbur jetën pasi ka qenë për vizitë tek dentisti. Sipas prindërve dhe të afërmëve të vogëlushit, ai humbi jetën për shkak të mjekimit të gabuar apo neglizhenës së dentistit. Për këtë, ata kanë bërë sot kallëzim në polici.
Ndërkohë, një rast i ngjashëm është raportuar në redaksinë e ShkodraWeb nga një zonjë, të cilës ne i ruajmë anonimatin e saj. Ajo flet për një ngjarje të dy javëve më parë në Spitalin e Shkodrës, dhe viktimë është një vogëlush 8- muajsh. Madje, zonja në fjalë bën me dije se fëmija ishte një i fërmt i një ish- nënkryetari të bashkisë Shkodër, ndërsa edhe një zonjë nga këshilltaret e bashkisë, e kishte të afërm. Në mesazhin e saj në ShkodraWeb, zonja rrëfen.
Pershendetje! Pash rastin qe keni publiku te shkodra web per femijen 3 vjecar!
Nje kusherire e imja qe punon ne spital shkoder po me thote qe para 2 javeve e pak nje femije 8 muajsh ka shkuar ne spital diten e shtune ku prindve jua asht than qe ka viroz dhe femija ju ka vdekur pas dy ditesh rruges per TR ! Edhe kjo familje ka kerkuar autopsi dhe jane te bindur qe femija ka humbur jeten krejtesisht per faj te mjekeve! Do doja ta publikoja une , por ju lutem hetoni historine ! Ju lutem bejeni publike! Ish Nenkryetari i Bashkise shkoder ########## i kishte dicka te aferm dhe me thane po ashtu qe nje nga keshillateret vajza te Bashkise e ka po ashtu te aferm! Por nuk di me shume!
LEXONI EDHE: “Fëmija për të cilin bëhet fjalë është i afërmi im”, pas lajmit në ShkodraWeb, reagon këshilltarja bashkiake…
Natyrisht, ne do ta ndjekim si çeshtje por është momenti që ish- nënkryetari i Bashkisë Shkodër apo zonja këshilltare bashkiake, të reagojnë për të vënë para përgjegjësisë mjekët e papërgjegjshëm. Sigurisht që vogëlushi 8- muajsh, nuk mund të rikthehet në jetë, por nëse ka fajtorë, ata duhet të marrin dënimin e merituar. Nëse kanë një version, mirë do të ishte të reagonte edhe Spitali Rajonal i Shkodrës, ne jemi të hapur të publikojmë atë që ata deklarojnë! Informacioni i parë i siguruar është se familja jeton në Grudë dhe duket se ka një denoncim, por që nuk është bërë publik nga policia apo ndonjë burim tjetër.