Raporto TI

DENONCIMI/ Barbari mjedisore ne Liqenin e Shkodres, po shfarrosin peshkun me gjenerator, çunat e krimit…

Shkruan në Facebook ish- kryeministri Sali Berisha: “Barbari mjedisore ne Liqenin e Shkodres! Po shfarrosin peshkun me gjenerator, çunat e krimit marrin ryshfetin! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje z.Berisha

Une jam nje qytetar i Bashkise Malesi e Madhe dhe po te shkruaj per te denoncuar abuzimin qe po behet me faunen e liqenit te Shkodres…qe nga ora 6 e mengjesit deri ne oren 3 te nates 50% e varkave qe kane liçense bejne gjueti te paligjshme me korrent,kemi marre policine ne telefon ne disa raste,as qe e marrin mundimin te vijne,kam degjuar qe marrin 50 mije leke te vjetra nga cdo varke peshkimi ne menyre qe te lejohen te shkaterrojne faunen e nje prej liqeneve me te bukur ne Europe dhe jo vetem…

Eshte e dhimbshme te shkosh ne breg te liqenit dhe ta shohesh si zbardhon nga peshqit e ngordhur dhe per me teper tani qe eshte dhe sezoni i riprodhimit qe korrenti (gjeneratori) vret gjithashtu te gjitha vezet qe peshqit leshojne ne breg…Nuk dime se ku te drejtohemi,nuk e kuptoj se si mund te lejohet dicka e tille ne nje shtet qe pretendon te behet pjese e BE-se…Ne ditet ne vijim mund te te dergoj foto dhe video…Publikoje qe ta marrin vesh Shqiptaret se ne çfare vendi jetojme dhe nga kush qeverisemi.”.