Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Dënohet imami shqiptar- kryelajm në mediat zvicerane, lejoi dy djemtë e tij…

ShkodraWeb 18 April, 2018
imamiZvicerMaqedonas

Emri i xhamisë An`Nur të Winterthurit ka një kohë të gjatë që nuk zbret nga kryetitujt e mediave zvicerane. Fillimisht për shkak të një imami ekstremist që kishte predikuar dhunë ndaj “të pafeve” dhe më vonë edhe për kryetarin e bashkësisë së kësaj xhamie, shqiptarin nga Maqedonia I.H. Ndërkohë që imami (somalian) ishte dënuar dhe xhamia famëkeqe ishte mbyllur, I.H. i kishte shpëtuar dënimit lidhur me predikimin në xhaminë “e tij”. Ai, siç shkruan landbote.ch dhe blick.ch, ishte mbajtur në paraburgim më shumë se një muaj, por nuk ishte gjetur fajtor për ndonjë shkelje ligji.

Mirëpo ndërkohë shqiptari 37 vjeçar me shtetësi zvicerane është dënuar nga gjykata e Qarkut e Winterthurit për dy delikte tjera, transmeton albinfo.ch. Dënimi i parë atij i është shqiptuar për faktin se ka angazhuar si imam të përkohshëm për xhaminë e tij një azilkërkues. Ai i kishte paguar atij 600 franga për udhëheqjen e disa predikimeve dhe në këtë mënyrë kishte shkelur ligjin e punës.

Ndërsa delikti i dytë për të cilin ai po ashtu është dënuar është më i veçantë. I.H. ka lejuar  djemt e tij të vegjël të ngisnin makinën e tij. Herën e parë këtë e kishte bërë i biri i tij vetëm 9 vjeçar. Vogëlushi ishte lejuar pra që të bënte disa kthesa me makinë në një shesh publik, ndërkohë që babai i tij rrinte ulur në ulësen paralele, transmeton albinfo.ch. Ndërsa herën tjetër me djalin e madh, 12 vjeçar puna kishte shkruar edhe më larg: ai kishte ngarë makinën e babait rrugëve me trafik, në praninë e të et. Për më tepër, asnjëri prej tyre nuk ishin të lidhur me rripin e sigurisë.

Këto dy shkelje mbase nuk do të zbuloheshin skur ai të mos i kishte filmuar. Dhe me rastin e kontrollimit të telefonit të tij mobil, policia kishte gjetur edhe filmimet në fjalë.

Për të gjitha deliktet prokuroria kërkon një dënim me gjobë prej 2400 frangash.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO/ Zbulimi i madh në Rusi, 300 tulla me alfabetin më të vjetër të shqipes
Artikull pasardhës: Ndërron jetë ish- zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.