Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Hagës për komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, i cili u dënua me burg përjetë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri e cilëson këtë vendim një “çlirim”, dhe një drejtësi të realizuar pas 20 vitesh për Srebrenicën.
“Vendimi i Hagës për nënat, gratë, motrat dhe bijat e 8 mijë burrave. U deshën 20 vjet që drejtësia të vihet në vend. Ky është një “çlirim”, sado i vogël krahasuar me dhimbjen e shkaktuar në #Srebrenicë”, shkruan ministri Bushati.