Dëmtimi i një izolatori lë pa energji Velipojën, Berdicën dhe një pjesë të Dajçit, OSHEE nxjerr elektricistët në terren

Dëmtimi i një izolatori të linjës së tensionit të lartë ka lënë pa energji disa fshatra në Bashkinë e Shkodrës. Velipoja, Trushi në Njësinë Administrative Berdicë dhe një pjesë e Dajçit, janë pa energji elektrike. Për riparimin e defektit, është dashur stakimi i linjës së tensionit të lartë 35 KW Shkodër Velipojë në orën 20.00. Menjëherë, pavarësisht errësirër, brigada e OSHEE-së ka dalë në terren për të riparuar defektin. Mësohet se izolatori i dëmtuar është gjetur dhe po punojnë për zëvendësimin e tij. Sapo të riparohet defekti, do të bëhet edhe takimi i energjisë për zonat që aktualisht janë pa drita, njoftohet nga OSHEE.