Partia Demokratike do të dale me kandidat për kryebashkiak dhe këshilltar në të gjitha bashkitë e vendit ne zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit 2023. Keshtu u shpreh kryetari i grupit parlamentar të kësaj force politike Enkelejd Alibeaj, gjatë nje takimi me strukturat në Mirditë.
Alibeaj shtoi se demokratet nuk mund të jenë pjesë e Partisë së Lirise, ndërsa akuzui grupin e rithemelimit se ka votuar në parlament njësëre projekt vendimesh që i shërbenin Edi Rames.
Deputeti Agron Gjekmarkaj dhe kryetari i degës së Partisë Demokratike në Mirditë Mark Ruçi akuzuan Sali Berishen përçarjen dhe gjuhen e urrejtjes mes demokrateve.
Ky takim vjen në kuader të riorganizimit të strukturave të Partisë Demokratike dhe përgatitjrve për zgjedhjet vendore të 14-majit të vitit ardhurshem.