
1439 demokratë, antarë të PD- së në qytetin e Shkodrës, kanë votuar sot pro shkarkimit të Lulzim Bashës si kryetar i PD- së. Shifrat janë vetëm për qendrat e votimit për demokratët e qytetit, ndërsa nuk ka akoma rezultate zyrtare për 7 qendrat e tjera në njësitë administrative për të patur një panoramë për të gjithë Bashkinë e Shkodrës.
Lulzim Basha ka marrë kundër 837 vota demokratësh në qendren e votimit në afërsi të sheshit “Isa Boletini” në qytetin e Shkodrës dhe 602 në qendrën në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”. Vlen të theksohet se të gjithë ata që janë paraqitur për të votuar, kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, pa patur asnjë votë kundër apo abstenim.
Me 13 qershor 2021, kur demokratët votuan “një antar, një votë” për të rikonfirmuar Bashën si kryetar, në votim kanë marrë pjesë 1246 antarë të PD- së nga 3061 votues që ishin të thirrur në proces por për të gjithë Bashkinë e Shkodrës, sipas kryetarit Xhevdet Amuli.
Nga këta, 1045 ose 84% kanë votuar për Lulzim Bashën si kryetar të PD- së. Të tre kandidatët e tjerë, Shehaj, Kadilli dhe Harxhi kanë marrë rreth 16% të votave. Shkodra i jep kështu mbështetje të dukshme vijimësisë me Lulzim Bashën në krye.
Sot, vetëm dy qendrat e votimit në qytetin e Shkodrës kanë përmbysur rezultatin e 13 qershor 2021, duke dhënë një sinjal të qartë për Bashën por edhe PD- në në drejtimin e tij në përgjithësi.




