Skip to content
21 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

“Dëmi më i madh që mund t’i bëhej vendit”, Kisha Katolike kundër projektligjit për shendetin seksual dhe riprodhues

ShkodraWeb 8 July, 2024
dom mark pashkja 2024

Përmes një interpelance parlamentare zhvilluar me Ministren e Shëndetësisë më 27 qershor 2024, opinioni publik mori përciptazi dijeni rreth një projekt-ligji mbi të ashtuquajturin shëndet seksual dhe riprodhues, i cili është bërë tashmë pjesë e aktualitetit legjislativ si nismë e një grupi deputetësh.

Një draft jozyrtar i këtij projekt-ligji ka qarkulluar në mjedise të ndryshme prej disa kohësh, pa qenë i qartë identiteti i deputetëve që e kanë propozuar dhe i ekspertëve që e kanë hartuar. Shqetësimi legjitim që krijohet nga leximi i përmbajtjes së këtij dokumenti legjislativ, i cili, diku hapur e diku tinëz, synon të përligjë mëmësinë dhe fëmijët surrogatë, të promovojë abortin pa limit si një vlerë zhvillimore të shoqërisë, të autorizojë, kinse në mënyrë të rregulluar, tregtimin e trupit të gruas dhe të përmbysë institucionin e martesës duke ia devijuar qëllimin social dhe identitetin autentik si bashkim i një burri dhe një gruaje, duhet të ndërgjegjësojë opinionin publik për të qenë vigjilent e për të kërkuar që t’i garantohet e drejta e një procesi legjislativ demokratik, objektiv, transparent e gjithëpërfshirës.

Kisha katolike në Shqipëri, së bashku me konfesionet dhe besimet e tjera, ka kërkuar zyrtarisht nga Kuvendi i Shqipërisë, si instancë ku është depozituar projekt-ligji dhe ku ai pritet të diskutohet, që të bëjë transparencë të plotë, në emër të së drejtës së informimit dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, mbi motivet e mirëfillta etike, synimet, nismëtarët dhe hartuesit e këtij dokumenti. Gjithashtu, Kisha katolike, e gatshme që të kontribuojë në diskutim me vërejtje objektive, kërkon të dëgjohet në nivelin e përshtatshëm institucional dhe bën thirrje që Kuvendi i Shqipërisë, por edhe Qeveria, të krijojnë sa më parë kushtet për një debat publik të vërtetë mbi një projekt-ligj që rrezikon të impaktojë në mënyrë të pakthyeshme marrëdhëniet shoqërore, konceptet etike dhe antropologjike që janë në themel të bashkëjetesës sonë, të drejtën themelore të familjes, integritetin dhe dinjitetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe të ardhmen e fëmijëve shqiptarë.

Më shumë se çdo dokument legjislativ, që në kohë të ndryshme i është nënshtruar një debati të mirëfilltë publik, me pjesëmarrjen e gjerë të grupeve të interesit, të mediave, të shoqërisë civile dhe të institucioneve fetare, projekt-ligji mbi të ashtuquajturin shëndet seksual dhe riprodhues meriton të debatohet, të rrihet e të konfrontohet haptazi. Për sa kohë shmanget një proces i tillë i domosdoshëm dhe nismëtarët e hartuesit e tij nuk marrin përgjegjësinë që po aq haptazi të shfaqen dhe të marrin përsipër nismën e tyre, projekt-ligji në fjalë rrezikon të shndërrohet në një diktat dhe në një provokim, në shembullin e parodisë së “celebrimit të martesës” mes dy personave të së njëjtës gjini, që në shpërfillje dhe në shkelje flagrante të ligjeve të Republikës, e për skandalin e institucioneve të shtetit, gjeti pikërisht strehë nën to, ndërkohë që përgjegjësia e aktit të shëmtuar mbeti jetime.

Në këto kushte, Kisha katolike në Shqipëri u bën thirrje institucioneve dhe mbarë opinionit publik, që ta mbrojnë nga asgjësimi të drejtën themelore kushtetuese të një procesi ligjvënës të drejtë, objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës. Sakrifikimi i një procesi të tillë përmes kalimit forcërisht e në heshtje të një axhende të caktuar, do të ishte dëmi më i madh që mund t’i bëhej vendit.

Dom Mark Pashkja
Zëdhënës i KISH

4f88ebe2-abac-432e-901a-4e882d1b2ab7-0
4f88ebe2-abac-432e-901a-4e882d1b2ab7-1
ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Policia e Shkodrës arreston dy të rinj në Velipojë, u kapën në lokal me doza “malli” gati për shitje
Artikull pas: Policia arreston 38- vjeçarin nga Shkodra, u kap i dehur në drejtimin e makinës së tij…

TË FUNDIT

luciano boci zgjedhjet 2025
  • Kryesore

OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

ShkodraWeb 21 May, 2025
tregu zdraleeee 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër

ShkodraWeb 21 May, 2025
spak itali 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK

ShkodraWeb 21 May, 2025

TË FUNDIT

  • OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit…. 21 May, 2025
  • VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër 21 May, 2025
  • EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK 21 May, 2025
  • Kuvendi rikthehet me seancat plenare, ja kur pritet të nisë zyrtarisht nga puna Kuvendi i dalë nga 11 maji… 21 May, 2025
  • “Përgjegjësi që e mbaj unë personalisht”, rezultati i dobët me 11 maj 2025, Dashamir Shehi jep dorëheqjen 21 May, 2025
  • DOKUMENTI – “Të mos certifikohet rezultati i votave të Diasporës”, PD kërkesë urgjente në KQZ… 21 May, 2025
  • “Nuk ka prova për këtë…”, Kalaja tha se Tabaku pati mbështetjen e oligarkëve, reagon Sali Berisha… 21 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 21 maj 2025… 21 May, 2025
  • RETRO – “25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri!”, kur Sali Berisha kontestonte zgjedhjet në 2021 20 May, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Një tjetër “prodhim” i shkollës shkodrane të futbollit në drejtim të KF Vllaznia… 20 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

luciano boci zgjedhjet 2025
  • Kryesore

OPINION NGA LUÇIANO BOÇI – Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit….

ShkodraWeb 21 May, 2025
tregu zdraleeee 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci: Transformimi i zonës së Zdrales është një realitet i prekshëm në Shkodër

ShkodraWeb 21 May, 2025
spak itali 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Operacioni “Ura” Shqipëri- Itali, kush janë personat dhe kompanitë te sekuestruara nga SPAK

ShkodraWeb 21 May, 2025
kuvendi i shqiperise 2024
  • Aktualitet

Kuvendi rikthehet me seancat plenare, ja kur pritet të nisë zyrtarisht nga puna Kuvendi i dalë nga 11 maji…

ShkodraWeb 21 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.