Skip to content
13 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Dëme të parikuperueshme tek “Kafja e Madhe” dhe “Gjuhadoli'”, KLSH kallëzim penaj ndaj ministrisë dhe DRTK Shkodër

ShkodraWeb 30 October, 2022
kafja madhe 0

Restaurimi i ansamblit historik në Shkodër njohur “Gjuhadol” dhe “Kafja e Madhe” ka shkaktuar dëme të parikuperueshme për vlerat e tyre historike e trashëgimisë kulturore.

Ky konstatim është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili ka depozituar kallëzim penal në prokurorinë e Shkodrës ndaj institucioneve të audituara si Ministria e Kulturës, Drejtoria Rajonale Trashëgimisë Kulturore Shkodër dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë kulturore.

Sipas materialit të siguruar nga ReportTv thuhet “Nga auditimi i kryer në subjektet e sipërcituara, janë konstatuar shkelje lidhur me procedurën e miratimit dhe zbatimit të projektit “Rikonstruksioni i fasadës dhe Çatisë së objektit brenda Qendrës Historike Shkodër”, duke sjellë pasojën e rëndë të tjetërsimit të karakteristikave të objektit, pjesë e ansamblit historik rruga “Gjuhadol”, deklaruar si pasuri kulturore me VKM nr.771, datë 30.09.2020“.

Kontrolli i lartë i shtetit në auditimin e bërë përfshin edhe objektin e njohur si “Kafja e Madhe” ku thuhet “ Auditimi i KLSH-së, ka evidentuar gjithashtu shkelje gjatë procesit të zbatimit të punimeve për realizimin e projektit të restaurimit të objektit “Kafe e Madhe”, të cilat kanë sjellë pasojën e parikuperueshme të shembjes së objektit monument kulture i kategorisë I.

Për këto dëmtime, në 28 tetor, KLSH ka referuar në prokurori kallëzim penal sipas nenit 160 për shkatërrim të veprave kulturore, krim i cili dënohet me gjobë deri në 8 vite burg.

Rëndësia e ‘Kafes së Madhe’

Kafja e Madhe është ideuar nga arkitekti Kolë Idromeno, ndërsa ndërtimi i filloi nga familja Ashik në vitin 1920. Para se të quhej “Kafja e Madhe”, godina pati tre emra: Fillimisht quhej Kafe “Adriatik”. Më pas u quajt Kafe – Hotel “Park” dhe në fund, me ardhjen e malazezëve “Grand Hotel Savoia”.

Kafja e Madhe shërbente si vendtakimi i shkrimtarëve, artistëve por edhe qytetarëve nën tingujt e muzikës së lehtë klasike. Fasada e objektit është e stilit austro hungarez. Ndërtesa ndahej në dy kate ku i pari kishte kapacitet deri në 200 persona dhe 50 tavolina, ndërsa në katin e dytë ishin 9 dhoma gjumi për turistët apo vizitorët. Në vitin 2007, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e shpalli “Monument Kulture të Kategorisë së Parë”.

Rëndësia e ‘Gjuhadolit’

Gjuhadoli është një rrugicë e veçantë për shkodranët. E shtruar me kalldrëm dhe me ndërtesa njëkatëshe me ballkonet karakteristike. Nga të parat shtëpi që u ndërtuan aty ka qenë ajo e Gurakuqve. Më 1875 është themeluar Kuvendi Françeskan në këtë lagje, e ndërsa është një nga lagjet karakteristike të qytetit të Shkodrës, por që është lënë pas dore deri në shkatërrim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SUPERLIGA – Rikthehen ndeshjet në mesjavë, do të zhvillohen në dy ditë, ja kur luan Vllaznia…
Artikull pasardhës: NGA GJEKË MARINAJ – 30 vjet dashuri në të gjitha kuptimet e fjalës…

TË FUNDIT

bashkia malesi e madhe

SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë…

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
arrestim shkoder 2025

Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë

ShkodraWeb 12 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran 12 January, 2026
  • Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë… 12 January, 2026
  • Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë 12 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Lëndë plasëse në derën e servisit në Shelqet të Vau Dejësit, policia jep detajet e para 12 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 janar 2026… 12 January, 2026
  • PERSONAZH – Ditëlindja e një zonje shkodrane të skenës dhe ekranit, për Zyliha Milotin vitet janë thjesht numra! 11 January, 2026
  • NGA ILIR META – Arben Ahmetaj, një luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë… 11 January, 2026
  • VIDEO – Zonat malore të qarkut Shkodër nën “pushtetin” e borës, trashësia arrin deri në 120 cm… 11 January, 2026
  • Zvogëlohet sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër, ja si paraqitet situata në territor këtë të diel… 11 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 11 janar 2026… 11 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bashkia malesi e madhe

SKEMA E MASHTRIMIT – “Jemi miqtë e Toninit”, si i zhvati grupi i Florian Gjergjit 40 mijë euro biznesmenit shkodran

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Dyfishohet sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër, arrin në 945 hektarë tokë…

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
arrestim shkoder 2025

Policia e Shkodrës arreston dy të rinj, uniformat blu ekzekutojnë vendimet e gjykatës së shkallës së parë

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Lëndë plasëse në derën e servisit në Shelqet të Vau Dejësit, policia jep detajet e para

ShkodraWeb 12 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.