“Dembel aktiv që vë kujën!”, Rama i përgjigjet Metës: Po Tinka Kurti e Reshat Arbana duhen vaksinuar në fund?!

Kryeministri Edi Rama reagon pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta se vaksinimi selektiv është tipike për diktaturat dhe diktatorët. Në një postim në “Twitter”, Rama reagon me ironi, duke thënë se “Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?”

“Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?”, shkruan Rama.


© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel