
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u ka uruar pavarësinë e Kosovës gjithë shqiptarëve, ndërsa i ka dhënë dhe një “shuplakë” kryeministrit Edi Rama.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj i kërkon Ramës që të merret me shpikjet brenda Shqipërisë dhe mos të ndërhyjë në shpikjet politike në Kosovë.
Haradinaj shkruan:
“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll. RH”
Reagimi i Haradinajt, vjen pasi Rama e akuzoi se ishte ai që shpiku çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.







