Zëdhënësi i kancelares gjermane konfirmoi se Angel Merkel që drejton Gjermaninë prej më shumë se një dekadë, rezulton negative në testin e parë për virusin korona. Zëdhënësi Steffen Seibert tha për agjencinë e lajmeve DPA se “rezultati i testit të sotëm është negativ” por që “testet e mëtejshme do të bëhen në ditët në vijim”.
Merkel hyri në karantinë në shtëpi të dielën në mbrëmje, pasi u njoftua se një mjek që kishte kryer një vaksinë tek ajo, rezultoi pozitive me virusin që merr mijëra jetë njerëzish. Ajo mori vaksinimin paraprak ndaj infeksionit pneumokok të premten.
65-vjeçarja, e cila ka udhëhequr Gjermaninë që nga 2005, u informua për testin e mjekut menjëherë pasi mbajti një konferencë për shtyp duke njoftuar masa të reja për të frenuar përhapjen e virusit.
Të hënën, ajo drejtoi një takim të kabinetit me telefon nga shtëpia.
Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton vetëm simptoma të lehta ose të moderuara, siç janë ethet ose kollitja. Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoninë.